NBA, Milvoki dhe Juta fitojnë me përmbysje

05.03.2024 16:31

Natën e kaluar në NBA....

Natën e kaluar në NBA, në program ishin gjashtë ndeshje në të cilat u veçuan fitoret e Milvokit dhe Juta, si dhe paraqitja e shkëlqyeshme e Demijan Lilard. Skuadra e Milvokit në parket të saj me rezultatin 113:105 e mundi  Los Anxheles Klipers. Ishte kjo një fitore e arritur me një kthesë të madhe në çerekun e katërt.
 
Me këtë fitore skuadra e Milvokit, është përforcuar në pozitën e dytë të lindjes, ndërsa për klipersat ishte kjo humbja e 21-të, në këtë sezonë. Lilard këtë ndeshje e përfundoi me 41 pikë.
 
Përmbysje të rezultatit dhe fitore të skuadrës vendasi kishin mundësi të shofin edhe shikuesit në  Salt Lake Siti, ku skuadra vendas Juta ia shkaktoi disfatën e 15-të me radhë  Uashingtonit. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 127-115, në të mirë të Jutas. Ndërsa skuadra e Minnesotës, ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 119-
 
114 ndaj Portland. 6 lojtarë të skuadrës vendase realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Gobert, autor i 25 pikëve. 
 

NBA-Rezultatet e sotme

Brooklyn – Memphis, 102-106
Milwaukee – Clippers, 113-106
Minnesota – Portland, 119-114
Utah Jazz – Washington, 127-115
Sacramento – Chicago, 109-113
Lakers – Oklahoma, 116-104