Bregallnica – Shkupi me transmetim direkt në TVM

05.03.2024 16:34

Elita e futbollit vendor...

Elita e futbollit vendor rikthehet menjëherë në këtë mesjavë me kalendarin e saj të ngjeshur. Një  sezon pranveror që nuk ka filluar mirë për kampionët e vendit Struga Trim Lum,  të cilët kanë barazuar në 3 ndeshjet e para. “Liqenasit” do të presin ditën e mërkurë në Strugë ekipin e Makedonija Gj.P.  

Mes ndeshjeve të rëndësishme të kësaj mesjave do të jetë edhe përballja e Bregallnicës me Shkupin, ky i fundit e ka filluar relativisht mirë kampionatin duke qenë se pas 3 javëve të para gjendet në vendin e parë në klasifikim. 
 
Këtë përballje të mërkurën do të mund ta ndiqni në transmetim direkt në TVM. Ndërkohë Voska Sport do të luaj në këtë javë ndaj Gostivari, skuadra këto të  cilat në këtë vit u ngjitën nga kategoria e dytë, por ky fakt nuk e bën  këtë ndeshje jo tërheqëse. 
 
Skuadra e tretë në renditje Shkëndija e Tetovës, do të udhëtojë për në lindje të vendit ku do të përballet me Breran. Në derbin e kryeqendrës në lagjen Maxhari, do të përballen Vardari dhe Rabotniçki.
 

LPFM – Java e 22-të

Struga TL – Makedonija Gj.P
Bregallnica  (TVM) Shkupi
Voska Sport - Gostivari
Brera - Shkëndija
Vardari – Rabotniçki
Tikveshi - Sileksi