Al Shabab: Do sulmojmë sërish në Kenia
Terroristët e Al Shabab nuk ndalen. Pak ditë pasi realizuan një nga masakrat më të mëdha të kohëve të fundit, duke vrarë plot 147 persona në kolegjin e qytetit kenian Garissa, ata thonë se do të sulmojnë sërish...

Militantët somalezë të Al Shabab shprehen se gjakderdhja nuk ka përfunduar dhe se asgjë nuk mund ti ndalë ata.
Nga ana e saj policia keniane ka arrestuar 5 persona që dyshohet se kanë lidhje me sulmin e të enjtes në kolegjin e Garissas, një qytet ky pranë kufirit kenianosomalez. Lajmi konfirmohet edhe nga Ministri i Brendshëm kenian Joseph Nkaissery i cili tha se hetimet vazhdojnë ende për këtë çështje.
Ndërkohë për këdo që jep informacione që çojnë në kapjen e udhëheqësit të sulmeve në kolegj ku humbën jetën 147 të rinj, është vendosur një dëmshpërblim rreth 200 mijë dollarë amerikanë.
Dëshmitë e të mbijetuarve nga sulmi terrorist i të enjtes e që bëhen tashmë publike tregojnë për makthin që kanë pësuar banorët dhe mbi të gjitha studentët.
"Na merrnin me forcë dhe na pyesnim nëse jemi myslimanë apo të krishterë. Nëse i thoshe që nuk jam mysliman, të qëllonin direkt, nëse i thoshe që je mysliman ata të bënin disa pyetje rreth Kuranit për ta vërtetuar këtë gjë. Nëse nuk përgjigjeshe siç duhet, atëherë sërish të vrisnin", tha një nga deshmitaret.
