Pamjet e para të Fidel Castros, pas një viti

04.04.2015 19:04

Ish presidenti i Kubës, Fidel Castro, tani 88 vjeçar është paraqitur në publik për herë të parë pas një mungese mbi një vjeçare....

Ai e ka përshendetur një delegacion të banorëve të Venecuelës, njoftojnë mediat vendore.Mediat shtetërore kanë publikuar fotografi të Castros derisa qëndron i ulur, duke shtrënguar duart me venecuelasit.

Paraqitja e fundit e Castros në publik është bërë më 8 janar të vitit të kaluar.Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Barack Obama dhe presidenti aktual i Kubës, Raul Castro, që është vëllai më i ri i Fidelit, kanë vendosur të rinisin marrëdhëniet diplomatike, duke hapur rrugë kështu për një epokë të re të bashkëpunimit e cila mungonte prej viti 1959, kur Castro erdhi në pushtet.