Parashikimi i motit

06.03.2024 09:29

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimorë.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 10 deri në 16 gradë.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu, në disa pjesë të luginës.