ShBA-ja sanksionon kompaninë maqedonase “Sajtroks”
06.03.2024 10:30
Departamenti Amerikan i Thesarit...

Kompania “Sajtroks” me seli në Maqedoni, së bashku me katër kompani të tjera dhe dy individë, është vendosur nën sanksione nga Departamenti i Kontrollit të Pasurive të Jashtme në Departamentin e Thesarit të ShBA-së, për shkak të rolit të saj në zhvillimin e Softverit të quajtur “Predator”.
Përveç kompanisë maqedonase, nën sanksione janë vendosur edhe kompanitë greke dhe hungareze, si dhe një kompani nga Irlanda.
Të gjitha kompanitë, sipas Departamentit të Thesarit të ShBA-së, ishin të lidhura me konsorciumin Intellexa për zhvillimin, funksionimin dhe shpërndarjen e teknologjisë komerciale spajuere të përdorur për të targetuar amerikanët, duke përfshirë zyrtarë qeveritarë, ekspertë në sferën e politikës dhe gazetarë.
