BDI: Mbështesim nivelizimin e pagave në universitete

06.03.2024 11:04

Bashkimi Demokratik për Integrim jep përkrahje të plotë...

Bashkimi Demokratik për Integrim jep përkrahje të plotë ndaj iniciativave të cilat kanë të bëjnë me rritjen e pagave në secilin cikël të arsimit duke siguruar që përmes MASH, sapo të përfundojnë procedurat konkrete tek të gjithë universitetet publike do të ketë nivelizim të pagave.
 
Kështu thuhet në njoftimin e Bashkimi Demokratik për Integrim duke paralajmëruar se përmes grupit parlamentar ka propozuar ndryshim të Ligjit përkatës i cili do të nivelizojë pagat dhe i njejti pritet që të procedohet në një seancë të posaçme të Kuvendit.  Avancimi i arsimit të lartë në vendin tonë mban vulën e BDI-së. 
 
"Në kontinuitet kemi punuar në drejtim të krijimit të kushteve për zhvillimin e procesit edukativo arsimor. Gjatë mandatit të BDI-së është investuar në të dy universitetet shtetërore në gjuhën shqipe në UT dhe UNT, në krijimin e kushteve dhe ekipimin e stafit akademik," thonë nga BDI.