Tejkalimi i mosmarrëveshjeve Izrael – Hamas, tentime për ndërprerje të luftimeve në Gazë

06.03.2024 11:21

Negociatorët në Kajro vijuan bisedimet....

Negociatorët në Kajro vijuan  bisedimet edhe për një ditë me shpresën për të tejkaluar mosmarrëveshjet midis Hamasit dhe Izraelit për pranimin përfundimtar të një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës. 
 
Uashingtoni pretendon se izraelitët po bashkëpunojnë dhe se i takon Hamasit të vendosë nëse është gati t'i bashkohet marrëveshjes. “ShBA-ja dhe Izraeli diskutuan përpjekjet për të arritur një marrëveshje për një armëpushim gjashtëjavor. 
 
“Siç tha Blinken, ne kemi mundësinë, por i takon Hamasit të vendosë nëse është i gatshëm ta pranojë këtë.", tha Metju  Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit. 
 
Ndërkohë Katari paralajmëron për përshkallëzimin e konfliktit. Situata është e paprecedentë dhe po bëhet shumë shqetësuese për të gjithë ne. 
 
"Shpresojmë që sot do të mund të diskutojmë më hollësisht me shpresën se do të arrijmë një zgjidhje të drejtë dhe që populli palestinez të ketë shtetin e tij.”, tha kryeministri i Katarit, Mohamed Bin Abdulrahman Al Thani. 
 
Ndërsa Bota është në frikë dhe në pritje të skenarëve të mundshëm gjatë Ramazanit, kryeministri izraelit Netanjahu potencon  se do të sigurojë lirinë e fesë për myslimanët gjatë festës. 
 
OBSh-ja paralajmëron për katastrofën në veri ku fëmijët po vdesin nga uria dhe spitalet janë të mbipopulluara. Ndihma shpërndahet nga ajri nëse nuk është e mundur të zbarkohet  në mënyrë të sigurt në tokë.