Marrëveshjet kolektive në arsimin sipëror, Xhaferi: Tani nuk mund të nënshkruhen kontratat

06.03.2024 11:44

Akuzat për mosnënshkrimin e marrëveshjeve kolektive...

Akuzat për mosnënshkrimin e marrëveshjeve kolektive me 5 universitetet publike në vend, kryeministri Talat Xhaferi i konsideron të pabazuara në fakte konkrete. 
Sipas tij, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” ka dorëzuar kërkesë për lidhjen e marrëveshjes kolektive dhe kjo marrëveshje është arritur përmes ndërmjetësuesit në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.  
 
Universitetet tjera publike, Xhaferi i ka informuar personalisht për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” dhe pas takimeve ato kanë bërë aplikimin për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive. 
 
Xhaferi më tej shton se pas zgjedhjes së tij si kryeministër  u shpallën  zgjedhjet, gjë që e bëri të pamundur nënshkrimin e kontratave kolektive. Prandaj, sipas tij, protestat për këtë kërkesë janë vetëm në funksion të politikës ditore para zgjedhjeve.