ShBA, Bajdeni dhe Trampi, sërish në garën presidenciale

06.03.2024 12:12

Po bëhet gjithnjë e më e mundur një përballje të re në zgjedhjet presidenciale të nëntorit mes presidentit aktual amerikan...

Po bëhet gjithnjë e më e mundur një përballje të re në zgjedhjet presidenciale të nëntorit mes presidentit aktual amerikan, Xho Bajden dhe ish-presidentit Donald Trump, duke e përsëritur garën e vitit 2019. Gjatë Super të Martës u rrit presioni ndaj rivales së Trampit, Niki Halej, që të lë garën në kampin e republikanëve.

Bajdeni dhe Trampi fituan në Kaliforni, Teksas, Alabama, Kolorado, Mejn, Oklahoma, Virxhinia, Karolinë të Veriut, Tenesi, Arkansas, Minesota dhe Masaçusets. Bajdeni po ashtu fitoi garën në mesin e demokratëve edhe në Utah, Vermont dhe Ajova. Të vetmen garë që Bajdeni e humbi të martën ishte në Samoan Amerikane, që është një territor i vogël i ShBA-së në Oqeanin Paqësor. Ai u mposht nga kandidati, Xhejson Palmer, që fitoi 51 vota, kundrejt 40 votave që i fitoi presidenti amerikan. Nëse Donald Trampi kthehet në Shtëpinë e Bardhë, i gjithë ky përparim do të jetë në rrezik, tha Bajdeni, duke shtuar se anketat janë në favor të tij.
 
“Sa u përket numrave të anketave për mua, nuk po flisni për pesë anketat e mëparshme ku kam fituar me radhë, ju e lexoni vetëm Nju Jork Tajms.”, - deklaroi presidenti i ShBA-së, Xho Bajden.
 
Halej fitoi në Vermont, duke ia mohuar Trampit një fitore të plotë, por ish-presidenti fitoi në shtetet e tjera që mund të mos kenë qenë shumë favorite për të, si Virxhinia, Masaçusets dhe Mejn, shtete që kanë numër të madh të votuesve të moderuar, që e kishin mbështetur Halejin në zgjedhjet e mëparshme paraprake.
 
“Do t’i fitojmë zgjedhjet presidenciale sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse i humbim nuk do të kemi më shtet. Do ta forcojmë politikën kundër borxheve, do t’i mbyllim kufijtë. Do ta rrënojmë inflacionin, do ta bëjmë shtetin të madh si asnjëherë më parë.”, - theksoi ish-presidenti i ShBA-së, Donald Tramp.
 
Më vonë gjatë këtij muaji pritet të votojnë shtetet e tjera, që Bajdeni dhe Trampi zyrtarisht të marrin nominimin e partive të tyre për të garuar në zgjedhjet presidenciale. Por, gjatë Super të Martës, që është dita më e rëndësishme e zgjedhjeve paraprake, u bë e qartë se një përballje e sërishme Bajden - Tramp është pothuajse e sigurt. Sikurse Bajdeni, 81-vjeç, ashtu edhe Trampi 77-vjeç, vazhdojnë të dominojnë në partitë e tyre, pavarësisht se përballen me pyetje që kanë të bëjnë me moshën dhe mungesë popullariteti të gjerë.
 
FITORE DEMOLLI