Maqedoni

Gjykata Penale nuk do ta ndjekë Merkon, shpallet jokompetente për këtë çështje

06.03.2024 12:39

Gjykata Penale e Shkupit e prononcua si jokompetente për të vendosur për akuzën ndaj kryetarit të Komunës së Strugës...

Gjykata Penale e Shkupit e prononcua si jokompetente për të vendosur për akuzën ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, të paraqitur nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. 
Pas shpalljes së vendimit të plotfuqishëm, lëndën do ta dërgojë në procedurë në Gjykatën Themelore - Strugë.
 
Kompetencën  faktike për të vepruar e ka gjykata në zonën e së cilës është kryer vepra penale, njoftoi Gjykata Penale. Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Ramiz Merkos për shpërdorim të pozitës zyrtare gjatë blerjes së automjetit luksoz të markës Audi A-6, kur  llogaria e bashkisë ishte bllokuar.