Botë

Sofje, Denkov dorëhiqet nga posti i kryeministrit

06.03.2024 13:31

Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, ka dhënë dorëheqje...

Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, ka dhënë dorëheqje, duke i hapur rrugën partnerit të vet në koalicion, partisë së qendrës së djathtë GERB, ta udhëheqë Qeverinë sipas marrëveshjes që këto dy parti e kishin arritur pas zgjedhjeve të vitit të kaluar. Sipas marrëveshjes së arritur kur GERB-i dhe PP-DB-ja njoftuan se ishin pajtuar për formimin e Qeverisë vitin e kaluar, Denkov do ta mbante postin e kryeministrit për nëntë muaj dhe pastaj do t’ia dorëzonte detyrën ministres së Jashtme, Maria Gabriel.
 
“Parashtrova dorëheqje si kryeministër. Kjo nuk është lojë politike, por mbajtje e fjalës së dhënë, një shprehje e vazhdimësisë, ndershmërisë politike dhe respektit për qytetarët. E mora obligimin nga deklarata e përbashkët nga 6 qershori i vitit 2023. Dorëheqja është edhe një ftesë për të biseduar për çështjet me rëndësi për popullin.”, - deklaroi kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov.