Maqedoni
Rreziku i sigurisë, ShBA-ja sanksionon kompaninë “Sajtroks” në RMV
06.03.2024 15:05
Kompania “Sajtroks” me seli në Maqedoninë e Veriut, së bashku me katër kompani të tjera dhe dy persona fizikë...
Kompania “Sajtroks” me seli në Maqedoninë e Veriut, së bashku me katër kompani të tjera dhe dy persona fizikë, janë sanksionuar nga Departamenti për kontroll të mjeteve të huaja në Ministrinë e Financave të Shteteve të Bashkuara, për siç shkruan në raport, për rolin e saj në zhvillimin e softuerit të përgjimit “Predator”.
“Zyra e Departamentit për Kontrollin e Pasurive të Huaja në Ministrinë e Financave (OFAC) shënjestron dy individë dhe pesë entitete të lidhura me Konsorciumin Intellexa, për rolin e tyre në zhvillimin, funksionimin dhe shpërndarjen e teknologjisë komerciale të përgjimit. Përhapja e programeve komerciale të softverit të përgjimit rrit rrezikun e sigurisë për Shtetet e Bashkuara dhe është keqpërdorur nga aktorë të huaj për të mundësuar abuzimet e të drejtave të njeriut. “Cytrox AD” është një kompani me bazë në Maqedoninë e Veriut në kuadër të konzoriumit Intellexa dhe vepron në zhvillimin e softuerit të përgjimit “Predator”, shkruan në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave të ShBA-së.
Ky vendim është komentuar edhe nga zëdhënësi amerikan, Metju Miller.
“Keqpërdorimi targeton amerikanët, zyrtarët amerikanë, gazetarë dhe ekspert të politikave. Ne vazhdojmë të promovojmë rrethoja që mbrojnë vlerat demokratike.”, shkruan në platformën X zëdhënësi i departamentit të shtetit, Metju Miller.
Sipas të dhënave të Ministrisë amerikane të Financave, përveç kompanisë “Sajtroks”, nën sanksione është vendosur edhe kompania greke “Inteleksa S.A.”, kompanitë “Inteleksa Limited” dhe “Talestris Limited” nga Irlanda dhe kompania hungareze “Sajtroks Holding”.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
