Sulmohet autobusi i Fenerbahçes

05.04.2015 16:39

Mediat turke thonë se autobusi i ekipit futbollistik, Fenerbahce është sulmuar nga adhuruesit e një ekipit rival pas një ndeshje të kampionatit turk, kundër Rizespor...

Shoferi është dërguar në spital pas lëndimeve të marra gjatë këtij sulmi, që ndodhi pasi Fenerbahce e cila e fitoi ndeshjen me rezultat 5 me 1, ndërsa ishte rrugës për tu kthyer në Stamboll.

"Turqia është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë. Ky incident nuk është incident I thejshtë. Është shumë I rëndësishëm pasiqë kishte  mundësi të pësojnë jetë njerëzish. Sulmet iu drejtuan shoferit të autobusit, pasiqë ata dëshironin që ai të humb kontrollin dhe të gjithë në autobus të vdesin” – tha sekretari gjeneral i Fenerbahçes, Mahmut Uslu.

Asnjë lojtar nuk raportohet i lënduar, ndonëse kishte raportime të ndryshme rreth natyrës së sulmit.

"Ne u ballafaquam me vdekjen, por Zoti na ndihmoi. Besoj se shoferi ynë do të jetë mirë. Është diçka e cila nuk mund të imagjinohet dhe besohet“ – tha futbollisti i  Fenerbahçes, Mehmet Topal.

Disa media thonin se sulmuesit kanë gjuajtur me gur në drejtim të autobusit, disa të tjera raportonin se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.