Futboll
Liga e Kampionëve, Bayern Munchen dhe PSG kalojnë në çerekfinale
06.03.2024 15:26
Skuadra e PSG-së, nuk ka lejuar kurfarë befasirash në përballjen me Real Sociedad...

Skuadra e PSG-së, nuk ka lejuar kurfarë befasirash në përballjen me Real Sociedad të zhvilluar në stadiumin “Anoeta” dhe në fund iu gëzua fitores me rezultatin 2:1. Autor i dy golave për skuadrën franceze ishte Kylian Mbappe (15, 56), ndërsa golin e nderit për skuadrën vendase e shënoi Mikel Merino (89). Në ndeshjen e parë skuadra parisiene kishte triumfuar me 2:0.
Sulmuesi i shkëlqyeshëm francez kështu shënoi golin e 46 në Ligën e Kampionëve dhe me 25 vjet e 76 ditë u bë golashënuesi i dytë më i ri që ka shënuar spaku 45 gola në këtë kompeticion.
Më i ri në moshë se Mbappe është argjentinasi Lionel Messi, i cili më shum se 45 gola kishte shënuar me 24 vjet e 257 ditë.
Bayern-i, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Munich me rezultatin 3:0 e mundi Lazion dhe kështu përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë të cilën e kishte humbur me 1:0 në Romë.
Serinë e golave e hapi anglezi Harry Kane në minutën e 39-të, kur bavarezët avansuan me 1:0. Në pjesën e dytë të ndeshjes në listën e golashënuesve u rezgjistrua Muller. Për gjermanin ishte ky goli i tij i 54 i shënuar te kampionëve.
Për Muller ishte kjo fitorja e tij e 104 në 148 paraqitje në Ligën e Kampionëve, vetëm Ronaldo ka më shum fitore gjithsej 115-të.
Bavarezët të gjitha dyshimet për kualifikim në ¼ e finales i anuloi në minutën e 66 kur Kane, shënoi për 3:0. Ishte ky goli i tij i 33-të, i shënur tek kampionët ose I 6-ti, në këtë sezonë.
Liga e kampionëve, 1/8 e finales ndeshjet e kthimit:
Bajern - Lacio 3:0 (2:0) /Kejn 38, 66, Miler 45+2/
Real Sosijedad - PSG 0:2 (0:1) /Merino 89 - Mbape 15, 56/
