Futboll

Liga e Kampionëve, FC Kopenhagen në mision të pa mundur në "Etihad"

06.03.2024 15:39

Sonte në ora 21:00 skuadra e Real Madridit e luan ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales...

Sonte në ora 21:00 skuadra e Real Madridit e luan ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve me gjermanët e RB Leipzig. Këtë ndeshje në transmetim direkt mund ta ndiqni në TVM. Në ndeshjen e parë skuadra “mbretërore” triumfoi me 1:0, ashtu që  para zhvillimit të deshjes së sontme në “Santiago Bernabeu”, është favorit për të kaluar në mesin e tetë skuadrave më të mira në kontinetin e vjetër. 
 
"Ata janë një ekip shumë i rrezikshëm në tranzicion. Kanë sulmues, shumë shumë të shpejtë. Rüdiger po kthehet dhe ai do të na ndihmojë në këtë aspekt. Ndeshja duhet të jetë e plotë. Vetëm një lojë e kompletuar mund të na mundësojë ta fitojmë këtë ndeshje", u shpreh trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
 
Me fitoren 3:1 në Kopenhagen, skuadra e Manchester City matematikisht ka sigurua kualifikimin në ¼ e finales, ndërsa në stadiumin e tyre vetëm duhet ta vulosin të njëjtën. Futbollistët e skuadrës nga "Etihad", sonte kanë një motiv plus për të trimfuar , pasi në rast fitoreje do të ishin vetëm skuadra e tretë në historinë e Ligës së Kampionëve, e cila ka shënuar 10 apo më shum fitore me radhë. Një arritje të tillë kanë vetëm Real Madrid dhe Bayern Munich.
 
Liga e kampionëve, 1/8 e finales ndeshjet e kthimit:
(1:0) Real Madrid - Lajpcig 21.00  (TVM)
(3:1) Manchester City - Kopenhagen 
 
E martë, 12. mars
(1:1) Barcelona - Napoli 21.00
(0:1) Arsenal - Porto 21.00
 
E mërkurë, 13. mars
(0:1) Atletiko M. - Inter 21.00
(1:1) Borusia D. - PSV 21.00