Basketboll

Denveri e Bostoni ndalin seritë pozitive

06.03.2024 16:02

NBA dhuroi një mbrëmje suprizash, duke nisur nga humbja e Boston Celtics, me kryesuesit e Konferencës së Lindjes...

NBA dhuroi një mbrëmje suprizash, duke nisur nga humbja e Boston Celtics, me kryesuesit e Konferencës së Lindjes, që u “dorëzuan” në transfertën e Cleveland Cavaliers me vetëm një pikë diferencë, në rezultatin e përgjithshëm 105-104, pas një përmbysje të çmendur të vendasve.
 
Cavaliers e panë veten deri në një dizavantazh prej 22 pikësh, por kthyen sfidën në favorin e tyre falë një paraqitje të shkëlqyer të Dean Ëade, i cili e nisi ndeshjen nga stoli, por shënoi 23 pikë për të bërë të mundur përmbysjen e madhe, duke i shkaktuar Boston Celtics humbjen e parë pas 10 fitoreve radhazi, duke i dhënë fund ecurisë rekord, por gjithsesi, pa mundur t’i heqin kryesimin në Lindje. Në mbrëmjen e fundit të basketbollit amerikan është ndërprerë edhe seria e Denver Nuggets.
 
Kampionët në fuqi të NBA u mundën në shtëpinë e tyre nga Phoenix Suns me rezultatin 107-117, me Kevin Durant, që iu kthye kohëve të arta, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer me 35 pikë në triumfin e Suns.
 
Nga ana tjetër, dy shifrat dopjo të Nikola Jokic me 25 pikë dhe 16 topa në tabelë nuk evituan humbjen e Denver, që shpërdoron një mundësi të të mirë për të marrë kreun në renditjen e Konferencës së Perëndimit. I njëjti diskutim edhe për “yllin” tjetër të basketbollit ballkanas, Luka Doncic, me sllovenin dhe skuadrën e tij, Dallas Mavericks, që dhuruan një tjetër surprizë duke u mundur në shtëpi nga Indiana Pacers me rezultatin 120-137, teksa tre shifrat dopjo Doncic, 39 pikë, 10 topa në tabelë dhe 11 asist në sezonin e tij spektakolar, sërish nuk mjaftuan për të marrë fitoren.
 
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Orlando, 89-101
Brooklyn – Philadelphia, 112-107
Cleveland – Boston, 105-104
Miami – Detroit, 118-110
Neë York – Atlanta, 100-116
Toronto – Neë Orleans, 98-139
Houston – San Antonio, 114-101
Dallas – Indiana, 120-137
Denver – Phoenix, 107-117