MSH, hap qendrën simulative

05.04.2015 16:44

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov hapi Qendrën Simulative në Spitalin Shtetror të Shkupit që do të shërbej për edukim praktik të studenteve dhe specialisteve të ardhshëm...

Prej sot kjo Qëndër është vënë në funksion dhe e njëjta do tu mundësojë  kandidatëve të pëfitojnë  afëtësi praktike  përmes kësaj qendre, duke u testuar dhe sfiduar  ata me  shumë raste të  ndrlikuara në fushën e mjekësisë, thekëson Todorov.

“Ajo që është me shumë rëndësi për këtë qendër është se këtu do të mund të simulohet  një numër i  madh i situatave nga puna e përditëshme në mjekësi. Pa marë parasysh se nga cili repart i  mjekësisë vijnë kandidatët. Këtu të gjithë do të kenë mundësi të përfitojnë aftësi mjekësore përmes përvojave praktike që do të zhvillohen këtu. Qëllimi ynë është tu mundësojmë praktikë adekuate, e cila nesër do tu ndihmojë kandidatëve të gjinden në  praktik, duke e rikujtuar përvojën e kaluar në simulator i cili është i ngjajshëm me kohën reale” – tha ministri i shëndetësisë, Nikolla  Todorov.

Kuklla simuluese i posedonë të gjitha karakteristikat e njeriut. Jep sinjale dhe reagon në kohë reale. Qendra Simulative është sigurar me pajisje më të sofistikuara që duhet ti posedojë një sallë për ndërhyrje,  posedon  24 orë video  mbykqyrje.

Investimi në fjalë kap vlerën prej 37 milion denarëve dhe me këtë është paraparë në të ardhëmen të realizohet edhe provimi shtetëror i studentëve të mjekësisë. (Rexhep Qamili, TVM2)