Futboll

Tuchel: Dua të fitoj Ligën e Kampionëve me Bayern

06.03.2024 16:15

Kërkohej një fitore e madhe dhe ajo erdhi. “Gjigantët” e Bayern Munich përmbysën gjithçka...

Kërkohej një fitore e madhe dhe ajo erdhi. “Gjigantët” e Bayern Munich përmbysën gjithçka, në “Allianz Arena”, teksa mbrëmjen e së martës që sapo lamë pas mposhtin me rezultatin e thellë, 3 me 0, “Shqiponjat” e Laziom falë një dopiete të Harry Kane dhe një goli me kokë, të Thomas Muller, duke kaluar kështu në çerekfinalen e Ligën e Kampionëve.
 
Mirëpo, jo vetëm lojtarët gëzuan për këtë fitore të madhe, por edhe tekniku, Thomas Tuchel, me 50-vjeçarin, i cili përgjatë gjithë këtij sezoni është përballur me kritika të forta gjatë kësaj periudhe dhe për mediat, tekniku “harroi” gjithçka çka nodhur këtë sezon, teksa u shpreh se ëndërron titullin e Champions këtë sezon, që do të ishte edhe ndarja perfekte me rekordmenët e futbollit gjerman. A ëndërroj të fitoj Champions League?
 
Të gjithë skuadrat që mbërrijnë në çerekfinale ëndërrojnë. Klubet, tifozët, gjithashtu edhe uno “, u shpreh Tuchel, i cili e ka shijuar këtë trofe kur ishte në stolin e “Bluve” të Chelsea, në sezonin 2020-2021, teksa asokohe mundte në finalen e madhe të kompeticionit, “Qytetarët” e Manchester City, me rezultatin minimal 1 me 0, pas goli të Kai Havertz.