Konflikti në Ukrainë, mund të përshkallëzohet edhe në Evropë
07.03.2024 12:20
Një oficer i lartë rus ka paralajmëruar se konflikti në Ukrainë...

Një oficer i lartë rus ka paralajmëruar se konflikti në Ukrainë mund të përshkallëzohet në një luftë në shkallë të plotë në Evropë dhe tha se gjasat që forcat e Moskës të tërhiqen në një konflikt të ri po rriten “dukshëm”.
Gjenerali Vladimir Zarudnitski tha se “nuk mund të përjashtohet mundësia e përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë, nga rritja e atyre që marrin pjesë në “forcat proksi”, të cilat përdoren për konfrontim ushtarak me Rusinë, në një luftë në shkallë të gjerë në Evropë”, tha gjenerali. “Mundësia që shteti ynë të tërhiqet qëllimisht në konflikte të reja ushtarake rritet ndjeshëm.”, theksoi ai.
Zarudnitski argumentoi se duhet të bëhen ndryshime në mënyrën se si Rusia organizon forcat e saj të armatosura dhe sigurinë, duke përfshirë vendosjen e theksit në reagimin ndaj atyre që ai i quajti vendet mike për të garantuar sigurinë e Rusisë dhe për të bashkuar të gjithë shoqërinë ruse rreth mbrojtjes së saj.
