Rrëzohet helikopteri në Malajzi, vdesin 6 persona, mes tyre një deputet
05.04.2015 17:24
Një helikopter është rrëzuar në jug të Kuala Lumpurit, duke u marrë jetën gjashtë personave, mes tyre dhe një deputet, që ishte dhe shefi i kabinetit të kryeministrit malajzian, Najib Razak...

Parlamentari Jamaluddin Jarjis, 63 vjeç, ka qenë dhe ambasador i Malajzisë në SHBA.
"Jam tepër i tronditur. Jamaluddin Jarjis ishte mik prej një kohe të gjatë", është shprehur kryeministri Razak.
Ndërkohë, helikopteri ka rënë në një plantacion kauçuku në qytetin Semenyih.
