Maqedoni
Mjekët e rinj kërkojnë mjete nga Ministria e Financave për praktikë të paguar
07.03.2024 15:50
Mjekët e rinj, të cilët kanë mbaruar studimet, edhe sot përmes shprehjes së një revolte...

Mjekët e rinj, të cilët kanë mbaruar studimet, edhe sot përmes shprehjes së një revolte para Ministrisë së Shëndetësisë kanë kërkuar që t’u miratohet praktika e paguar e cila është detyrim ligjor, gjë të cilën e kanë filluar kohë më parë mbi 40 kolegë të tyre, por fatin e njëjtë nuk e kishin edhe mbi 100 të tjerë, të cilët po shtypen nga afati kohë dhe nëse nuk e fillojnë këtë praktikë 6-mujore të paguar, nuk do të mund të kapin afatin e muajit shtator për të vazhduar me procesin e specializimit.
“Mosdefinimi i pozicioneve në mes Ministrisë së Financave dhe asaj të Shëndetësisë realisht po rrezikon që 100 mjekë të rinj të largohen vendi, për shkak se të njëjtit kanë mbetur të hutuar nga mosdefinimi i pozicioneve në mes këtyre dy institucioneve të cilat duhet të ndajnë mjete për mjekët e rinj që të fillojnë në praktikën e paguar. Të njëjtit kërkojnë zgjidhje që një kohë të gjatë, por assesi të gjejnë zgjidhje.”.
Nga mjekët e rinj kërkojnë zgjidhje, sepse në të kundërtën rrezikojnë që të largohen nga vendi.
“Ne e kemi përfunduar fakultetin e mjekësisë dhe kemi dhënë provimin e licencës, e cila na jep të drejtën që ne të mund të punojmë. Shteti ka vendosur ligjin që 6 muajt e para pas marrjes së licencës duhet të punësohemi në klinikat e ndryshme për praktikë të paguar. Deri më tani kanë kaluar tre muaj që kur kemi dhënë provimin e licencës, por për momentin e rëndësishme është që ne jemi duke pritur për ta filluar me praktikën e paguar e që për ne është kusht për specializim. Afër 40 mjekë të rinj kanë filluar, por pjesa që kemi ngelur jemi mbi 100.”, - deklaroi Elion Sahiti - Mjekët e rinj.
“Ne pothuajse çdo ditë jemi nëpër dyert e institucioneve duke kërkuar përgjigje se kur mund të fillojmë me praktikën e paguar. Kemi realizuar takim me Ministrin e Shëndetësisë, dr. Ilir Demiri, nga i cili morëm mbështetje të fuqishme dhe dërgoi kërkesë që Ministria e Financave të gjejë mjete për ne.”, - theksoi Simona Georgievska - Mjekët e rinj.
Mjekët e rinj theksuan se në shumë institucione vërehet mungesa e ekipeve mjekësore, me çka nuk do të ishte problem që të gjithë këto 100 mjekë të rinj të mund të pozicionohen. Nëse nuk kapin afatin e shtatorit për specializim, mund të largohen nga vendi, thonë ata.
FITIM KRYEZIU
