Maqedoni

Komentet e politikanëve në Shkup, MPJ-ja bullgare thërret ambasadoren tonë atje

07.03.2024 16:44

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka thirrur ambasadorin e vendit tonë në Sofje...

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka thirrur ambasadorin e vendit tonë në Sofje në lidhje me siç njoftojnë në faqen zyrtare bullgare, për komentet e fundit publike të politikanëve nga shteti fqinj dhe pretendimet e rrejshme të përhapura nga ana e tyre për Republikën e Bullgarisë.
 
Diplomacia bullgare po ashtu kundërshton përpjekjen për përfshirjen e Bullgarisë dhe marrëdhënieve bilaterale në debatin e brendshëm politik në Maqedoni, përfshirë edhe në kontekstin e fushatës zgjedhore aktuale.
 
“Bullgaria vazhdimisht mban një ton konstruktiv dhe përmbahet nga komentimi i provokimeve të vazhdueshme në hapësirën publike të Maqedonisë së Veriut. Bullgaria e bën këtë duke kuptuar se është e nevojshme të sigurohet një mjedis konstruktiv për mbarëvajtjen normale të procesit zgjedhor, në mënyrë që të mund të zbatohen reformat e nevojshme. Fatkeqësisht, është e qartë se këto përpjekje të Bullgarisë nuk janë kuptuar dhe vlerësuar nga faktorë të caktuar në Shkup, të cilët vazhdojnë ta përdorin vendin tonë si justifikim për mungesën e progresit para qytetarëve të tyre.”, thonë nga MPJ-ja bullgare.
 
MPJ-ja bullgare po ashtu përkujton detyrat që duhet t’i mbarojë vendi ynë në mënyrë që të arrijë progres real në procesin e integrimit evropian të vendit për të mirën e qytetarëve të tij.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU