Maqedoni

Çmimet e produkteve ushqimore, Jovevski: Ndjehet inflacion dhe mungesë e parave

07.03.2024 17:02

Mbi 2,600 produkte ushqimore do të jenë në listën e Ministrisë së Ekonomisë...

Mbi 2,600 produkte ushqimore do të  jenë  në  listën e Ministrisë  së  Ekonomisë, që pritet t’u ulen çmimet pas miratimit të ligjit për praktikat e padrejta tregtare. Me ndryshimet ligjore propozohet të kufizohet marzha e fitimin për këto produkte në 10%.
 
Pas heqjes së masës për çmime të  garantuara pati shumë ankesa për  rritje të çmimeve, por nga Komisioni për Mbrojtje të Konkurrencës kanë  informuar  se  deri tani nuk ka indikacione se ekzistojnë marrëveshje për dakordim të çmimeve në zinxhirin e marketeve të  mëdha.
 
Për profesorin universitar, mungesa  e të  ardhurave ka bërë që qytetarët të  jenë  më  të  ndjeshëm ndaj çdo rritjeje eventuale të çmimeve, qoftë  ajo edhe e vogël. 
 
“Standardi  i punëtoreve  viteve të  fundit në kontinuitet po ulet, sidomos pas kovidit, ku qytetarët e ndjejnë inflacionin dhe mungesën e parave. Ka disa indikacione për stabilizim, por megjithatë  ajo mbetet në  formë  shumë të vogël. Tani masat janë  shfuqizuar sa i përket çmimeve dhe përcaktimit të  tyre nga  tregu i lirë, ku disa produkte  veç më  vërejnë  një  rritje të  butë të  çmimeve, por jo tek të gjitha produktet. Paga minimale dhe ajo mesatare  në vendin tonë  mundësojnë  jetë për të mbijetuar dhe jo një jetë dinjitoze.”, - theksoi profesori universitar, Lazar Jovevski. 
 
Ndërkohë, Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të  dhënat e fundit sa i përket çmimeve dhe harxhimeve, ku inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në shkurt të vitit 2024, krahasuar me janarin e vitit 2024, është rritur për 0,4%. 
 
Ndërsa nëse krahasohet me vitin paraprak në shkurt të vitit 2023 vërehet rritje e inflacionit prej 3%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 2,7%. 
 
GAZMEND KURTISHI