Futboll
Liga e Kampionëve, Reali dhe City shkojnë në ¼ çerekfinale
07.03.2024 18:16
Pas Bayern Munich dhe PSG-së në ¼ e finales së Ligës së Kampionëve mbrëmjen e kaluar...

Pas Bayern Munich dhe PSG-së në ¼ e finales së Ligës së Kampionëve mbrëmjen e kaluar janë kualifikuar Real Madrid dhe Manchester City. Drejtpërdrejt në servisin publim, së bashku me emisionin e posaçëm kishit mundësi të ndiqni ndeshjen e luajtur në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, midis Realit të Madridit dhe Lajpcigut.
Pas fitores në ndeshjen e parë në Gjermani 1:0, skuadra “mbretërore” në ndeshjen e kthimit mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Bernabeu” me Lajcigun u nda me barazimin 1:1. Kështu me rezultatin e përgjithshëm 2:1 në ditën kur po festonte 122 vjetorin e themelimit u kualifikuanë mesin e tetë skuadrave më të mira në evropë.
Po ashtu në mesin e tetë më të mirë do të jenë edhe kampionët aktual Manchester City, të cilët me rezultatin 3:1 e mundën Kopenhagen-in. Emrat e katër skuadrave të fundit që do të luajnë në ¼ e finales, do ti mësojmë javën e ardhshme me 12 mars :- Arsenal - Porto (0-1), si dhe Barcelona - Napoli (1-1), ndërsa një ditë më vonë përballen:- Atletico Madrid - Inter (0-1), si dhe Borussia Dortmund - PSV Eindhoven (1-1).
