Futboll
Guardiola: Ne po konkurrojmë me Real Madridin dhe Bayern Munich
07.03.2024 18:17
Pep Guardiola tashmë po mendon për çerekfinalen dhe tregon se kë i konsideron kundërshtarët...

Pep Guardiola tashmë po mendon për çerekfinalen dhe tregon se kë i konsideron kundërshtarët më të rrezikshëm në Champions League pas eliminimit të Kopenhagen. "Ne jemi në raundin tjetër, jemi ende këtu, në këtë kompeticion. Ishte e vështirë t'i sulmoje, sepse ata janë të organizuar mirë duke luajtur me katër ose pesë mbrojtës”, tha ai.
"Para ardhjes sime nuk besuam se mund ta bënim. Është një çështje kohe, një proces. Ata më dhanë kohë, na dhanë kohë. Ne jemi një ekip që besojmë se mund ta bëjmë. Ne po konkurrojmë me Real Madridin dhe Bayern Munich. Ne nuk e dimë se me kë do të përballemi, të presim dhe të shikojmë. Të rëndësishme janë shtatë vite radhazi që kemi qenë në çerekfinale”.
