Sportet E Tjera
Ngannou dhe Fury përplasen në konferencë për shtyp
07.03.2024 18:19
Ish-kampioni i UFC-së, Francis Nagnnou, ka pasur përplasje verbale me Tyson Furyn...

Ish-kampioni i UFC-së, Francis Nagnnou, ka pasur përplasje verbale me Tyson Furyn dhe ka thënë se vetëm është duke u bërë gati për meçin e peshës së rëndë me Anthony Joshuan. Ngannou do të ballafaqohet me Joshuan në Arabinë Saudite të premten, por ka pasur fjalosje me Furyn në konferencën për shtyp të mbajtur të mërkurën.
Fury i kishte reaguar Ngannout duke i thënë se kishte vështirësi në meçin që e kishin mes vete në muajin tetor. “Kam fituar një herë ndaj Furyt dhe dua edhe më shumë”, ka thënë Ngannou duke buzëqeshur. Fury ia ktheu se dëshiron që të përballet me të në “kafaz” – që është arena ku përballen luftëtarët e Arteve Marciale të Përziera.
Ngannou më pas iu kundërpërgjigj: “Shansi i vetëm i joti është në ringun e boksit, me rregulla të boksit”. Ngannou ishte kampion në fuqi i peshës së rëndë në UFC kur u tërhoq. 37-vjeçari debutoi në boks kundër Furyt muaj më parë dhe u mposht me pikë, ndërsa fitorja e Furyt ishte diskutuar shumë.
Joshua ndërkohë në konferencën për shtyp është parë shumë i qetë. Ngannou, megjithatë, mund të luftojë për titull bote në vetëm meçin e tij të tretë, nëse e mposht Joshuan. “Ende mendoj se nuk e kam shokuar botën”, ka thënë Ngannou, duke shtuar se ende “po e mëson” artin e boksit.