Jankullovska: Zaevi në mungesë idesh, shtrmbëron realitetin

05.04.2015 17:44

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovsa i hodhi poshtë akuzat e opozitës dhe publikimin e bombave duke vlersuar se lideri i LSDM-së Zoran Zaev në mungesë të ideve, përpiqet të krijoj realitet i cili nuk përshtatet aspak në praktikë...

“Unë disa herë kam përseritur se lideri i opozitës Zoran Zaev në mungesë të ideve, projekteve dhe ofertave reale për qytetarët po përpiqet me materijale të krijuara dhe të montuara të  krijojë realit i cili nuk përputhet me gjendjen faktike. Nuk kam çfarë tjetër të shtojë përveç se është zgjidhja e tij të cilën në fund  qytetarët do të vlerësojnë aktivitetet e opozitës” – deklaroi ministreja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska.

Në pyetjen e gazetarëve përse MPB deri më sot nuk e ka konstatuar dhe investiguar autenticitetin e audio inçizimeve,Jankullovska tha se askush në ministrinë e MPB-së  nuk ka dorëzuar materiale të tilla dhe nëse ka atëherë kjo do të bëhet kryesisht në pajtim me ligjet e vendit. (Rexhep Qamili, TVM2)