Maqedoni

Gjendet i vdekur një 47-vjeçar në Shkup, trupi është dorëzuar për autopsi

07.03.2024 18:49

MPB njofton se dje në ora 09:15 në SPB Shkup është raportuar se në banesë në zonën e Kisella Vodës...

MPB njofton se dje në ora 09:15 në SPB Shkup është raportuar se në banesë në zonën e Kisella Vodës është gjetur i vdekur M.P. (47) nga Shkupi.
 
Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.