Botë
Banjskë, KFOR-i ekzaminon raketahedhësit e gjetur
07.03.2024 21:23
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi se një ekip i tij i ka ekzaminuar raketahedhësit...

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi se një ekip i tij i ka ekzaminuar raketahedhësit e gjetur një ditë më parën ga Policia e Kosovës në afërsi të Manastirit të Banjskës, Zveçan.
KFOR-i tha në një komunikatë për media se pesë raketahedhësit (Zola) e gjetur dje në Banjskë - për të cilët Policia kosovare dyshon se ndërlidhen me sulmin e 24 shtatorit në këtë fshat – do të dërgohen në laboratorë të forenzikës për ekzaminimeve shtesë.
“Batalioni i Komandës Rajonale të Lindjes po e bën sigurimin e mëtejmë të zonës, për të parë nëse mund të gjejë depo të tjera të fshehta armësh në afërsi”, tha KFOR-i.
