Ndihma humanitare në Gazë, SHBA planifikon ndërtimin e portit në Gazë

08.03.2024 11:26

Ushtria amerikane, sipas presidentit amerikan Xho Bajden...

Ushtria amerikane, sipas presidentit amerikan Xho Bajden, dëshiron të ndërtojë një port të përkohshëm në bregdetin e Rripit të Gazës, në mënyrë që të mund të futen furnizimet me ushqime. 
 
Në të njëjtën kohë, nuk ka plane për të vendosur ushtrinë  në Rripin e Gazës, pretendon Bajden. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët evropianë dhe rajonalë për të krijuar një koalicion ndihme. 
 
Ushqimi, uji, ilaçet dhe akomodimi urgjent supozohet se do të sillen me anije përmes Qipros në Rripin e Gazës.
 
Një zyrtar i qeverisë izraelite, i cituar nga Reuters, pohoi se Izraeli "plotësisht" mbështet ndërtimin e një porti për ndihmë humanitare. 
 
Të mërkurën, gazeta izraelite Haretz raportoi se Izraeli dëshiron të lejojë hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës nga deti për herë të parë që nga fillimi i luftës pesë muaj më parë. 
 
Në fjalimin e tij për gjendjen e kombit, presidenti amerikan Biden tha se më shumë se 30,000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës. 
 
"Shumica e tyre nuk janë anëtarë të Hamasit," tha Presidenti, duke shtuar se mijëra janë gra dhe fëmijë të pafajshëm".