Futboll
Renditja e UEFA-së, Shkëndija mbetet skuadra më e mirë
08.03.2024 17:31
Pas ndeshjeve të fundit në Kupat e Evropës, UEFA ka përditësuar renditjen e federative...

Pas ndeshjeve të fundit në Kupat e Evropës, UEFA ka përditësuar renditjen e federative dhe klubeve që marrin pjesë në kompeticionet e saj. Në këtë renditje bëjnë pjesë edhe klubet nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova. Sa u përket klubeve të LPFM-së, apo Superligës së Shqipërisë dhe elitës së futbollit Kosovar, pozicionin më të mirë nga klubet nga këto trohe e ka Shkëndija e Tetovës, e 176-ta.
“Kuq e zinjtë” kanë 7.500 pikë, ndërsa Shkupi mban pozitën e 184. Të gjitha skuadrat e tjera renditen pas vendeve 200. Kampioni në fuqi I vendit Struga TL me 3.500 pikë e mban pozitën e 327-të. Partizani, kampioni në fuqi I Shqipërisë, ndodhet në vendin e 214-të, ndërsa Laçi mban pozitën e 242-të.
Skuadra më e mirë kosovare mbetet Drita e Gjilanit, që mban pozitën e 215, ndërsa kampioni aktual Ballkani mban pozitën e 234. Sa ju përket kampionateve ose renditjes së federative përkatëse me suksesin e skuadrave të saja Italia rrit epërsinë, tani në kuotën e 16.571 pikëve, mbi Gjermaninë, si dhe fiton terren ndaj Anglisë, e cila ndiqet nga afër nga Franca.
Me eliminimin e Lacios nga Bajerni në 1/8 finale të Champions-it, Italia ka humbur klubin e saj të parë në këtë sezon evropian. Aktualisht, Interi, Napoli, Milani, Roma, Atalanta dhe Fiorentina mbeten në garat kontinentale. Maqedonia e Veriut , Shqipëria dhe Kosova në këtë pranverë evropiane nuk kanë asnjë përfaqësues dhe nuk mund të fitojnë pikë.
Kështu që futbolli jonë mbetet në pozitën e 50-të me 1.500 pikë. Kosova falë suksesit të Ballkanit është në pozitën e 32-të, ndërsa Shqipëria mban pozitën e 47-të. Kujtojmë se në fund të sezonit, renditja e UEFA-së, do të përcaktojë shortet për tri Kupat e Europës.
