Basketboll

Basketboll: James hyn në historinë e Euroligës

08.03.2024 17:33

Figura qëndrore e javës së 28-të, të Euroligës në basketboll ishte Mike James...

Figura qëndrore e javës së 28-të, të Euroligës në basketboll ishte Mike James, i cili në fitoren e Monaco-s ndaj Cërvena Zvezdës në parket vendas me rezultatin 98-80, shënoi 20 pikë. Me këto pikë të shënuara James, u bë pikëshunuesi më I mirë në historinë e Eroligës. 
 
Në këtë  javë skuadra e Real Madridit e ka pësuar disfatën e gjashtë në këtë sezonë. Këta në transfertë me rezultatin 89-79, u mundën nga Fenervahçe. Në këtë xhiro Barcelona, ishte më e mirë dhe në derbin spanjoll në trasnfertë me 88:78 e mundi Valencinë.  Anadolu Efes në parket vendas me 109:86 e mundi Bayernin.
 
Renditjen vazhdon ta kryesojë skuadra e Real Madridit, që ka 22 fitore dhe 6 humbje, e ndjekur nga Barcelona me 19-9, ndërsa Monaco e treta ka  18 fitore dhe 10 humbje.  Për momentin përpjestim identic 17 fitore 11 humbje kanë:- Fenerbahce, Olympiakos dhe Virtus Bologna.
 
Euroliga, java e 28-të:
Anadolu Efes - Bayern 109-86
Monaco - Crvena zvezda 98-80
Maccabi Tel Aviv - Žalgiris 83-76
Valencia - Barcelona 78-88
Real Madrid - Fenerbahce 79-89
Olympiakos - Virtus Bologna 74-69