Basketboll
NBA: Denveri fitoi kryendeshjen
08.03.2024 17:35
Në natë mes të enjtës dhe të premtës në NBA, në Denver u zhvillua një nga përballjet më të mëdha...

Në natë mes të enjtës dhe të premtës në NBA, në Denver u zhvillua një nga përballjet më të mëdha. Skuadra vendase dhe kampion aktual me rezultati 115-109, e mundi për momentin skuadrën më të mirë në ligë atë të Bostonit.
Kjo është humbja e dytë radhazi për Celtics, që pavarësisht kësaj mbrojnë kreun e renditjes. Ndeshje me rivalitet, ku për Denver u dallua Nikola Jokic, autor i një “triple double” (32 pikë, 12 rebound, 11 asist). Për Boston, Porzingis realizoi 24 pikë e 12 rebound, por që s’mjaftuan për fitore.
Zhgënjen ekipi i Golden State, që në fushën e tij u mund 125-122 nga Chicago. Vucevic dhe DeRozan realizuan nga 33 pikë secili për Bulls, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Thompson për Ëarriors.
Minnesota mbron vendin e parë në Perëndim pas fitores 113-111 ndaj Indiana, sfidë ku diferencën e bëri Edëards, me 44 pikë. Dallas, falë 35 pikë, 11 rebound e 11 asist të Luka Doncic, mundi 114-108 Miami.
NBA-Rezultatet
Detroit – Brooklyn, 118-112
Indiana – Minnesota, 111-113
Dallas – Miami, 114-108
Phoenix – Toronto, 120-113
Denver – Boston, 115-109
Golden State – Chicago, 122-125
Sacramento – San Antonio, 131-129