Futboll

Dinamo pas 46 viteve mund një skuadër greke

08.03.2024 17:37

Me fitoren 2:0 ndaj PAOK-ut, ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Konferencës...

Me fitoren 2:0 ndaj PAOK-ut, ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Konferencës, skuadra e Dinamo Zagrebit pas plotë 46 viteve  e ka mundur një skuadër greke. 
 
"Të kaltërtit"  fitoren e fundit kundër një skuadre greke e kishin shënuar në vitin e largët 1977, në xhiron e parë të Kupës së UEFA-së,  e kishin mundur Olympiakos-in. 
 
Hero i ndeshjes së mbrëmshme të luajtur në “Maksimir”, ishte Bruno Petkoviq që i shënoi të dy golat e fitores, në minutën e 37-të dhe të 71-të.
 
Arbër Hoxha ishte titullar por luajti vetëm në pjesën e parë. Nëse e ruan këtë rezultat, Dinamo në javën tjetër do ta sigurojë çerekfinalen.