Futboll

Referi shqiptar “skuq” Amsterdamin

08.03.2024 17:39

Ajax dhe Aston Villa kanë barazuar pa gola në ndeshjen e parë të fazës së 16-shes...

Ajax dhe Aston Villa kanë barazuar pa gola në ndeshjen e parë të fazës së 16-shes së Conference League. Drejtësia në këtë ndeshje u  nda nga referi shqiptar Enea Jorgji.
 
Ai ishte në nivelin e detyrës së besuar nga UEFA.
 
Të dyja skuadrat e përfunduan ndeshjen me 10 lojtarë pasi Ezri Konsa i Villa-s dhe mbrojtësi i Ajax, Tristan Gooijer morën kartonin e dytë të verdhë në 10 minutat e fundit.
 
Jorgi nga xhepi nxori  nëntë kartonë të verdhë dhe dy të kuq. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në Villa Park pas një jave, trajneri i Villa-s, Unai Emery do të kërkojë të zgjasë kërkimin e tij për një trofe të pestë evropian në karrierën e tij.