Botë
Moskë, Ambasada e ShBA-së paralajmëron sulm ekstremist
08.03.2024 18:18
Ambasada amerikane në Rusi ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha në Moskë...

Ambasada amerikane në Rusi ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha në Moskë, për shkak të asaj që tha se ishin raportime se ekstremistët kanë plane të afërta për të kryer një sulm.
“Ambasada po monitoron raportimet se ekstremistët kanë plane të afërta për të shënjestruar tubime të mëdha në Moskë, përfshirë koncertet dhe shtetasit amerikanë këshillohen që të shmangin tubimet e mëdha gjatë 48 orëve të ardhshme.”, u tha në mesazhin e Ambasadës të publikuar në ueb-faqen e saj.
Kremlini ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë qenë më të këqija dhe ka thënë se ShBA-ja po lufton kundër Rusisë, duke mbështetur Ukrainë me para, armë dhe inteligjencë.
