Maqedoni

Parashikimi i motit

09.03.2024 11:22

Ditën e sotme, moti në vendin tonë, parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale të shkurta me diell...

Ditën e sotme, moti në vendin tonë, parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale të shkurta me diell. Ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të ketë reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë -3°C, ndërsa ajo maksimale 14°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të pjesshme me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë 2°C, ndërsa maksimalja 14°C.