Parku i Çairit: Komuna se shpejti do te zevendesoje uleset e demtuara
Me ardhjen e pranveres qytetaret e sidomos femijet dhe te moshuarit i gjenë gjithnjë e më shum në natyrë...

Banorët e zonave urbane si mundesi për të shijuar sadopak bukuritë e natyrës i kanë parqet.
Në Komunën e Çairit qytetarët i gjenë kryesisht te parku i miqësisë, ku rëndom pensionistët luajnë lojën e tyre të preferuar shahun, ndersa nipërit dhe mbesat e tyre argetohen me rekuizitat për fëmijë.
Por qytetarët theksojnë nevojën rikonstruimit të një pjese të ulëseve dhe lodrave për fëmijë të cilat janë dëmtuar. Por ata janë edhe vetkritik, pasi theksojnë se qytetarët janë ata që i dëmtojnë lodrat dhe ulëset e parkut dhe nuk kujdesen sa duhet për mbajtjen e pastërtisë, duke mos i hedhur mbeturinat në shporta.
“Ditët kan fillu të ngrohën,unë nuk jam penzione por mbas kohës së punës me nipin dal këtu,edhe aj si i vogël thot babgjysh shif si i kan hedhur mbeturinat,kjo është vendi jon ku të shkojm ne,si mos të dalim në par në shtëpi nuk rrihet tër ditën,fëmijët kan dëshir me dal,me siguri 3-4 or këtu jam, skemi ku shkojm,me marr një ajr të pastër,kemi pisha kemi drunjë.Mundohët komuna si komun ka ndërtu,por nuk lën nivelin e kemi shum të ulët”.
“Ai që i ka shkaterru të parën her, ai prap, tash për së dyti i kan ndreq,ai përson sipas mendimit tim duhet të dënohët,ska lidhje se këto lodra jan vetëm për fëmijë dhe besoj se të gjith fëmijët jan të kënaqur me këto lojra,edhe lodra duhet ende të rregullojn se këtu në Çair ka shum fëmijë”
“Të mdhenjët po i prishin shpejt,edhe pse dy apo tre her i kan rregullu,por nuk kuptojn të riturit hypinm i prishin,kto jan për fëmij të vegjël,ja unë kam fëmijën tre vjeq dhe shpesh e sjell këtu,Më pastër me qen më mir,ne duhet të kujdesemi më shum,por duhet me pas dikend me punsu ta drejtoj parkun gjdo dit, me pastru” – deklaruan disa nga qytetarët e kësaj komune të intervistuar nga TVM2.
Zëdhënësja e komunës së Çair Kaltrina Zekolli Bën të ditur se ulëset dhe lodrat e dëmtuara ne Parkun e Çairit do te zëvendësohën shum shpejt. Është realizuar procedura e tenderimit dhe këto ditë do të vendosën nëpër të gjitha parqet në komunën e Çairit.
Për vitin 2015 komuna ka parapar ndërtimin të disa parqeve argëtuese për fëmij,një ndër ta do të jet edhe parku në SH.F 7 Marsi, investim nga agjensioni Tika ne bashkëpunim me komunën e Çairit thekson zëdhënësja, Zekolli. (Gyltene Sinani, TVM2)
