Botë

Vuçiq: Serbia eksporton armët e prodhuara për shitje

09.03.2024 16:44

Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për shitje, Ka deklaruar presidenti serb...

Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për shitje, Ka deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas tij interesimi është aq i madh sa Serbia mund të shesë gjithçka që prodhon për 30 vjet vetëm përmes një kontrate. 
 
“Gara e armëve nisi kur bota e kuptoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të mposhtej lehtë. Prandaj, të gjithë po armatosin veten pesë herë më shpejt”, tha Vuçiq gjatë një vizite në Institutin Tekniko-ushtark në Beograd.
 
Duke folur për prodhimin e brendshëm, Vuçiq tha gjatë ekspozimit të pajisjeve ushtarake se në të ardhmen synohet të prodhohen 5.000 dronë kamikazë që janë zhvilluar nga ekspertët e këtij instituti. Presidenti serb tha se plani është që deri në shtator të vihet në përdorim mjeti fletues pa pilot “Sparrow”.