LPFM, java e 23-të dielën Gostivari – Vardari me transmetim direkt në TVM
09.03.2024 18:58
Java e 23 e LPFM-së, do të luhet të dielën, ashtu që pas mbylljes së ndeshjeve nga kryqendër e deri në Strugë...

Java e 23 e LPFM-së, do të luhet të dielën, ashtu që pas mbylljes së ndeshjeve nga kryqendër e deri në Strugë, do të mësoojmë renditjen e re dhe ndoshta të vjetër të elitës së futbollit vendor. Tri skuadra kanë dallim vetëm dy pikë Struga TL, Shkupi dhe Shkëndija do të luftojnë për titullin e kampionit, ndërsa në anën e kundërt po thuajse gjysma e skuadrave elitare ia kanë frugë mbetjes në mesin e 12 skuadrave më të mira vendore. Skuadra e Gostivarit e cila thuajse matematikisht edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në elitë, në terren vendas do të përballet me Vardarin që po lufton për mbijetesë. Këtë përballje të dielën do ta ndiqni në transmetim direkt në TVM.
Kampioni aktual Struga TL po ashtu në terren vendas do të përballet me Breranë nga Strumica e cila ia ka frigë mbetjes. Me kundërshtar të njëjtë po në terren vendas në derbin lokal me Rabotniçkin do të përballet Shkupi. Po ashtu edhe Shkëndija në Tetovë me të njëtin imperative tre pikët do të përballet me Voska Spor, që po kërkon ikje nga zona e rrezikshme. Sileksi në Kratovë do të përballet me Makedonija Gj.P e cila në këtë sezonë mban fenerin dhe ka gjithsej 14 humbje. Të gjitha ndeshjet të dielën do të nisin në ora 14:00. (Gazetar Safet Ademi)
