Sadiku siguron normën për Lojërat Olimpike në Paris

09.03.2024 19:01

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, e ka siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”....

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, e ka siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Boksierja jonë siguroi kualifikimin pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për “LO Paris 2024”.
 
Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për “LO PARIS 2024”. Pas Tokios, ku mori pjesë me ftesë special, për boksieren Sadiku këto do të jenë lojërat e dyta olimpike. Deri tani, norma për Lojërat Olimpike në Paris, Kosova ka vetëm në xhudo.