Manaj shënoi golin e 15-të në kampionatin turk
09.03.2024 19:04
Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me fanellën e Sivasporit në Superligën turke...

Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me fanellën e Sivasporit në Superligën turke, ku po shënon gola me peshë ndeshje pas ndeshjeje. Sulmuesi kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në sfidën e sotme që Sivaspor po luan ndaj Alaniaspor. Ky është goli i 15-të sezonal në kampionat për Manaj, që me formën që po kalon synon një vend në Euro 2024.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e barazimit për skuadrën e tij në minutën e 64-t të takimit (rezultati ishte 0-1 për Alaniaspor), duke realizuar një tjetër perlë, direkt nga goditja e dënimit, që duket se tashmë është kthyer në një specialitet. Ky ishte goli i 15-të në kampionat për Manajn dhe i 19-ti sezonal me fanellën e Sivasporit. Për fat të keq, ky gol nuk ka sjellë pikë për skuadrën e tij, pasi Sivaspori u mund 2-1 në shtëpi nga Alaniaspor.
