Joshua nokauton Ngannoun
09.03.2024 19:07
Anthony Joshua mposhti me “nokaut” Francis Ngannou në mënyrë shkatërruese në raundin e dytë ...

Anthony Joshua mposhti me “nokaut” Francis Ngannou në mënyrë shkatërruese në raundin e dytë për një fitore emocionuese në sfidën e peshave të rënda të zhvilluar në Arabinë Saudite. Kampioni britanik i dha goditjen dërrmuese Ngannou në raundin e dytë, pasi e kishte rrëzur dy herë “Knock Doën” kamerunasin në dy raundet e vetme që ai qendroi në këmbë. Joshua thuhet se do të fitojë 30 milionë funte, derisa Ngannou do të fitojë 16 milionë. Joshua në akrierë ka 25 fitore, prej të cilave 25 me nokaut dhe ka tri humbje, ndërsa Ngannou e pësoi disfatën e dytë në ringun profesionist në po aq lufta të zhvilluara.
"Ju e dini se ai është një djalë i madh, i fortë dhe i talentuar, kështu që ai u ngrit dhe dukej mjaft i qëndrueshëm, ashtu që unë vazhdova të bëj atë që po bëj, mos u hutoni dhe çfarë do të jetë le të jetë. Dhe ia doli të largohej, mendoj se ishte 3 herë. Hera e parë që ai u ngrit dukej mirë dhe thjesht qëndroi, por duhej të isha I përqëndruar në atë që bëja…. Ju duhet të keni luftën për të fituar dhe unë kam një luftë për të fituar dhe kjo është ajo që është më e rëndësishmja.”, tha Anthony Joshua, boksier.
"Ai ishte mjaft i veçantë sepse më ndaloi. Ai bëri atë që Tyson Fury nuk mund ta bënte. Nuk ishte dita ime dhe ai ishte shumë më i mirë se unë sot. Nuk ndalëm duke bërë llogaritë për atë që kam bërë. Unë isha në rrugën time duke u ngjitur deri sa u ndalova nga AJ (Anthony Joshua, ed.), urime, ishte e qartë.", tha Francis Ngannou, boksier
