Fis – Area, triumfoi italiania Brignone

09.03.2024 19:10

Në garën e Kupës së botës të sllallomit të madh të zhvilluar në Area të Suedisë, fituese ka dalë italiania Federica Brignone...

Në garën e Kupës së botës të sllallomit të madh të zhvilluar në Area të Suedisë, fituese ka dalë italiania Federica Brignone. Ajo pas rrëshqitjes së parë ishte në pozitën e tretë, ashtu që në rrëshqitjen e dytë dominoi në pjesën e poshte në pistës dhe ishte e pa kapshme për suedezen Sar Hector, si dhe për Lara Gut-Behrami,  e cila u ndal në pozitën e tretë. 
 
Pas rrëshqitjes së parë Hector  kishte 61 të qindtat kohë më të mirë, por nuk ia doli ta ruaj të njëjtën. Zvicerania Lara Gut-Behrami me 745 pikë, kryeson renditjen e sllalomit të madh, ndërsa Brignone mban pozitën e dytë me 95 pikë më pak se skiatorja zvicerania. Gut-Behrami  po aashtu kryeson edhe renditjen e përgjithshme ku ka 1654 pikë, italiania Brignone me 1368 pikë mban pozitën e dytë. (Gazetar Safet Ademi)