Maqedoni
Konventa e BDI-së në Shkup, Bujar Osmani u promovua si kandidat për president
09.03.2024 19:54
Në konventën partiake BDI promovoi Bujar Osmanin si kandidat për president të Maqedonisë së Veriut....

Në konventën partiake BDI promovoi Bujar Osmanin si kandidat për president të Maqedonisë së Veriut. BDI në këtë fushatë hyn me moton Jo rusisë, për Evropë theksoi me këtë rast kryemisnitri Talat Xhaferi, sipas të cilit më së miri atje mund të shkohet me Bujar Osmanin.
“Është kjo nisma e bombës së BDI-së për të ua treguar të gjithëvë ku e kanë vendin. Në fushatë Ali Ahmeti e paralajmëroi se e ka radhën kryeministri i parë shqiptar, ai e tha, ndaj u tha dhe u bë! Kush mendon që do e rrëzoi BDI-në dhe Ali Ahmetin e ka gabim, sepse emri i tij buron nga lufta, puna dhe sinqeriteti. Ata që sot nuk ka duan, dolën pikërisht nga ne, mirëpo edhe pak ditë do të ua tregojmë të gjithëve se kush ku e ka vendin! Në jemi mbledhur të themi qartë, JO RUSI, PO EUROPË! Për Europë dhe me Europën, bashkë me Bujar Osmanin. Ai që na përfaqëoi dënjësisht në OSBE dhe në MPJ. Bujari do të na prij më 24 prill, më 8 maj, ndërsa më 9 maj na pret festa e madhe.”, tha kryeministri Talat Xhaferi.
Kryetari i integristëve Ali Ahmeti tha se BDI tha se në skenën ndërkombëtare vendin më së miri mund ta përfaqësojë Bujar Osmani.
“BDI ka ngritur kuadro për këtë vend, për kete komb, ndaj ky është investimi më i madh që ne kemi bërë. Me BDI-në nuk është e lehtë të matesh, sepse të gjithë ju keni investuar në veprat kapitale kombëtare, që s’ka kush i shkul. Me ne askush le t’mos hyn në bela, se e gjen belaja! Nuk mund të luaj super-liga me liga lokale, ndaj ne Bujarin e kemi super ligë të super ligave!”, tha kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Osmani duke u ndalur te çështja e zgejdhjes së presidentit nga Kuvendi tha se kjo nuk është pjesë e folklorit parazgjedhor, por një kërkesë e partisë së tij që nga viti 2009.
“Rruga nuk është e lehtë, ardhmëria në vendin tonë është e kërcënuar edhe nga jashtë. Rusia nuk është miku ynë, një nga interesat strategjike ruse është që Ballkani të mbetet jashtë BE-së dhe NATO-s. Por ne rrugën tonë e kemi zgjedhur që moti, ne jemi shumë të qartë, për ne dielli lind në Perëndim. SHBA, BE, NATO, këto fjalë duhet t’i përsërisim më shpesh, me që vëllezër dhe motra dikush te ne po harron kush janë miqtë e kush janë armiqtë tanë, dhe ne jemi këtu për të ia kujtuar me vepra gjithsecilit, se përcaktimi ynë është i pakthyeshëm, SHBA, BE NATO. jo Rusisë, jo Kinës, jo Bjellorusisë”, tha kandidati i BDI-së për president, Bujar Osmani.
