Maqedoni

Parashikimi i motit

10.03.2024 11:20

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht mesatare...

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit kryesisht në relievet malore. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri mesatare. Gjatë natës do të ketë intensitet të shtuar.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 1 deri në 7°C, ndërsa ato të ditës nga 7 deri në 17°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor e cila për pak kohë do të forcohet. Temperatura do të arrijë deri në 15°C.