Botë

Gaza, Izraeli miraton planin për vazhdimin e luftës

10.03.2024 13:39

Në prag të fillimit të Ramazanit Gaza po përballet me një krizë të rëndë humanitare....

Në prag të fillimit të Ramazanit Gaza po përballet me një krizë të rëndë humanitare. Një numër i madh njerëzish vdesin nga uria dhe dehidratimi, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, sipas të cilës të paktën 25 njerëz kanë vdekur deri më tani nga kequshqyerja dhe dehidratimi. Ndërkohë Izraeli ka njoftuar se i ka miratuar planet për vazhdimin e luftës, duke akuzuar Hamasin për mos arritjen e armëpushimit.
 
“Në prag të Ramazanit Hamasi pengon marrveshjen dhe vepron në kundërshtim me atë që ishte propozuar nga ndërmjetësit. Po merren vetëm me një çështje, mbijetesën e tyre dhe kushtet që i prnaojnë. Sipas shërbimeve të zbulimit Hamas po skladon paisje dhe ushqim për njerzit e sajë, në kohën kur popullsia në gaza ka vështërsi për tu furnizuar.”, tha Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë Izraelite.
 
Bajden: Qasja e Netanjahut e gabuar
 
Qasja e kryemisnitrit izraelit Netanjahu ndaj luftës në Gaza është e gabuar vlerëson presidenti amerikan Xho Bajden. Sipas presidnetit amerikan nuk mund të lejohet që me intervenimin në Rafah të shkaktohen edhe 30 mijë viktima. 
 
“Netanjahu ka të drejtë ta mbroj Izraelin, të vazhdoj ta ndjek Hamasin por patjetër ti kushtojë më shum vëmendje humbjes së jetëve të pafajshme që kanë ndodhur si rezultat i veprimeve të ndërmarra. Sipas meje ai po i bën më shum dëm se sa përfitim Izraelit. Kjo është në kundërshtim me atë për çka angazhohet Izraeli dhe mendoj se kjo është gabim i madh.”, tha presidenti amerikan Xho Bajden.
 
Ndërkohë në rripin e Gazës vazhdojnë të dëgjohen shpërthime, duke i detyruar qytetarët vazhdimisht të kërkojnë strehime pasi u shkatrrohen vendbanimet.
 
“Kjo është hera e tretë që largohem nga strehimorja ime, pas dy rasteve të njejta në Kan Junis.”, u shpreh një qytetar.  
 
Për ti dalur në ndihmë popullsisë civile SHBA-të vazhdojnë me hedhjen e ushqimeve nga ajri, ndërkohë që vazhdon ndërtimi i bazës humanitare detare, në afërsi të Gazës, me qëllim që ndihmat humanitare sa më pare të arrijnë te qytetarët. Autoritetet në Gaza u bënë thirrje organizatave ndërkombëtare që të ndihmojnë duke ofruar karburant për shërbimet bazë, gjeneratorë të energjisë elektrike për puset e ujit, rifillimin e furnizimit me ujë nga kompania kombëtare e ujit të Izraelit, Mekorot, dhe sigurimin e makinerive të rënda për “menaxhimin e mbetjeve dhe riparimin e infrastrukturës”.
 
GYLTENE SINANI