Botë

“Të vrasim Dragoin!”/ Ambasada e Ukrainës në Vatikan i përgjigjet Papës: A ka folur ndonjëherë dikush për negociata me Hitlerin?

10.03.2024 14:04

Ambasada e Ukrainës në Vatikan i është përgjigjur deklaratave të Papa Françeskut...

Ambasada e Ukrainës në Vatikan i është përgjigjur deklaratave të Papa Françeskut, i cili në një intervistë theksoi urgjencën e një negociate dhe rekomandoi që vendi “të ngrejë një flamur të bardhë”.
 
Ambasada e Ukrainës, në përgjigje të kësaj, deklaroi ndër të tjera se që të arrihet paqja, është njësoj si të bëhej negociatë me Hitlerin.
 
“Është shumë e rëndësishme të silleni me konsistencë. Kur i referohemi Luftës së Tretë Botërore, që po jetojmë tani, duhet të na jepet një mësim: në atë kohë, a kishte dikush që fliste për negociata paqeje me Adolf Hitlerin dhe një flamur të bardhë për ta kënaqur atë? Mësimi është vetëm një: nëse duam që lufta të përfundojë, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të vrarë Dragoin!”, thuhet në reagim.