MASH: Nxënësit të orientohen në shkollat profesionale

05.04.2015 18:47

MASH u bën thirrje semimaturantëve që të orientohen në shkollat e mesme profesionale për të cilat ka nevojë tregu i punës...

Edhe përskaj rritjes së numrit të paraleleve me mësim në gjuhën shqipe edhe më tej ka shkolla ku parashihen   paralele me mësim në gjuhën shqipe por përshkak të mosinteresimit të semimaturantëve nuk arrijnë të hapen.

“Në disa shkolla profesionale në Qytetin e Shkupit sic është shkolla Mihajllo Pupin e cila është e paisur dhe një prej shkollave më të mira ku dekadën e funit parqqiten nga dy paralele por asnjë nxënës nuk paraqitet unë do kisha apleuar që sa më teprë të paraqiten dhe të mbarojnë arsimin profesional.Rast të tillë kemi edhe në Llayar Tanev dhe Koco Racin kemi disa paralele por shum pak plotësohen” – tha Safet Neziri, Këshilltar në MASH.

Duke u bazuar në propozimet e këshillave të shkollave Qyteti i Shkupit ka rritur numrin e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe dhe  këtë vit ka edhe risi tjera.

“Risi është se paralelet e mejksisë nuk do hapen në Gjimnayin ZLM,por në shkollën profesionale Cvetan Dimov,do të rritetnumri i paraleleve në 5 dhe në Arseni Jovkov në tetë” – tha këshilltari nga rradhët e BDI-së në qytetin e Shkupit, Qemal Musliu.

Sipas MASH në Maqedoni është evidente mungesa e kuadrit profesinal,këtë gjendje e kanë konstatuar edhe kompanitë e huaja andaj përzgjedhja  e këtyre drejtimeve do të ofron perspektivë dhe punësim më të lehtë për nxëxnësit. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)